Aurel Voda bashkëshorti i zv.ministres të Brendshme Rovena Voda ka shpërthyer me një fjalor banal kundër gazetarëve dhe portaleve online që kanë raportuar edhe më herët gjuhën e tij të papërshtatshme kur shkruante se “nuk plaste k*ri për negociatat”.
Por duket se këtë të martë ka arritur kulmin. Voda i cili mban detyrën e drejtorit në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor ka shpërthyer kundrejt gazetarëve. Me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, bashkëshorti i zv/ministres u drejtohet gazetarëve “me libër shpie”.
“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni” - shkruan Voda në statusin e tij.



