Flash

Policia "bën namin", vendos 1 346 gjoba vetëm gjatë ditëve të fundit

Lapsi.al 22 October 2019
Policia "bën namin", vendos 1 346 gjoba vetëm gjatë

Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon bashkëpunimin me komunitetin, duke reaguar ndaj ankesave dhe shkeljeve të adresuara nga qytetarët çdo ditë.

Policia thotë se vetëm gjatë ditëve të fundit, në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë administruar 1 149 ankesa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet konstatojnë në parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara, shkelje të cilat janë rrezik i shtuar jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

"Si rezultat i reagimit dhe verifikimit në kohë të çdo ankese, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive", thotë policia.

Të këshilluara

Arrestohet shefi i komisariatit në Tiranë

Një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka vënë në pranga sot Dilaver Kalaj, shef objektesh në komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se polic...

17:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI