Flash

1-vjetori i vrasjes së Kacifas, "Proto Thema": Shqipëria i trembet "agresionit" të nacionalistëve grekë

Lapsi.al 22 October 2019
1-vjetori i vrasjes së Kacifas, "Proto Thema": Shqipëria i

Më datë 26 tetor pritet që në Shqipëri të mbërrijnë ekstremistë grekë për të zhvilluar një ceremoni përkujtimore për nacionalistin grek, Kostandin Kacifas.

Ky informacion bëhet i ditur nga e përditshmja greke “Proto Thema”, që shton se sipas saj nacionalistët shqiptarë po përpiqen të krijojnë një klimë tensioni në përkujtimoren e Kacifas.

Përmes mediave sociale, nacionalistët shqiptarë u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre që të reagojnë ndaj hyrjes së 'ekstremistëve' grekë në Shqipëri për përkujtimoren e së shtunës në mëngjes."- shkruan "Proto Thema".

Duke cituar disa media elektronike shqiptare, e përditshmja shkruan se në Shqipëri i “frikësohen agresionit grek”.

Vrasja e Kacifas:

Në prag të zhvillimit të përvitshëm të festës së Greqisë më 28 tetor 2018, të shtëna me armë tronditën zonën. Shërbimet e Policisë, të stacionuara në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës, identifikuan se personi që kishte qëlluar ishte Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj efektivë sapo pa që po afroheshin në drejtim të tij.

Policia rrethoi zonën ku përsëri Kacifas ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve që po e ndiqnin. 35-vjeçari  u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër, shkoi dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale të RENEA-s nga Tirana, që bënë të mundur edhe lokalizimin e autorit, që pasi nuk iu pergjigj thirrjes për t’u dorëzuar, mbeti i vrarë  pas një shkëmbimi zjarri. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI