Flash

S'ka të sosur kanabisi i nisur nga Shqipëria, italianët kapin gomonen me 450 kg (FOTO)

Lapsi.al 22 October 2019
S'ka të sosur kanabisi i nisur nga Shqipëria, italianët

Një gomone me rreth 450 kg lëndë narkotike është ndaluar nga autoritetet italiane në brigjet e Barit. Pas kontrolleve është zbuluar se lënda narkotike e nisur nga Shqipëria me destinacion vendin fqinjë, ka qenë e llojit kanabis sativa.

Një sasia prej rreth 450 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane, e cila kishte shkuar me skaf në brigjet e Brendësit. Një 48 vjeçar nga Brindisi ka përfunduar në pranga. Mediat italiane shkruajnë se droga ishte e paketuar në pako të pa përshkrueshme nga uji dhe ishte dërguar nga një organizatë kriminale shqiptare.

Mjeti lundrues që drejtohej nga 48 vjeçari italian, ishte pikasur nga radari duke kryer manovrime të dyshimta në det.

Kjo bëri që autoritetet ta vinin nën vëzhgim mjetin lundrues, një skaf gjysmë i mbuluar 6 metra i gjatë dhe me një motor të fuqishëm.

Ngarkesa e sekuestrua nga varkat patrulluese të Barit, duke kapur konkretisht 418 kilogramë marijuanë dhe 31 kg hashash e ndarë në 45 pako secila me nga 2.5 dhe 10 kilogramë.

Pakot ishin shënuar të gjitha me emrat të shkurtuar dhe me ngjyra të ndryshme në varësi të prodhimit, llojit të drogës dhe marrësve në Itali.

Të këshilluara

Arrestohet shefi i komisariatit në Tiranë

Një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka vënë në pranga sot Dilaver Kalaj, shef objektesh në komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se polic...

17:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI