Flash

Tentoi t'i largohej policisë, ndalet në Shkodër i riu me rrezikshmëri të lartë

Lapsi.al 22 October 2019
Tentoi t'i largohej policisë, ndalet në Shkodër i riu me

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 32 vjeçar i konsideruar si person i rrezikshëm. Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Të këshilluara

Arrestohet shefi i komisariatit në Tiranë

Një operacion antidrogë i shtrirë në të gjithë vendin ka vënë në pranga sot Dilaver Kalaj, shef objektesh në komisariatin numër 1 në Tiranë. Mësohet se polic...

17:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI