Flash

Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur

Lapsi.al 21 October 2019
Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37
Liga MX, kampionati meksikan, vazhdon të bëjë lajm e për fat të keq jo për motive futbollistike. Nuk ishte shuar ende protesta e Tiburones Veracruz, që për probleme ekonomike protestuan para ndeshjen me Tigres (duke pësuar dy gola, të palëvizshëm në fushë), se sërisht ndodh dicka e pazakontë. E këtë herë është një rrahje masive, që nisi në shkallët e stadiumit e pastaj degjeneroi kudo në ambjentet brenda tij, me një bilanc final, si shpjegon ESPN, prej 37 të plagosurish. Ndeshja në fjalë është ajo mes San Luis e Querétaro, e natyrisht u ndërpre. Gjithcka ndodhi pak minuta nga fundi, me miqtë në avantazh 0-2. The Sun rrëfen për një debat të shpërthyer në shkallët e stadiumit mes një tifozi të skuadrës vendase e një grupi mbështetësish të Querétaro, që kanë nisur të tallen me ata të San Luis. Në këtë pikë u formuan dy reshtime e nisi një betejë e vërtetë. Imazhet tregojnë tifozë të goditur me shkopinjtë e flamujve ose objekte hekuri, ndërsa pjesa më e madhe e publikut kërkonte të largohej. Tifozët të trembur, pushtuan fushën, por dhuna vazhdoi edhe në terrenin e lojës, pavarësisht se punonjësit e sigurisë kërkuan të ndanin grupet luftuese më ata që nuk donin të kishin fare të bënin me kaosin. https://www.youtube.com/watch?v=2ObuaR8ddag&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI