Flash

Dëmtimi tronditës i Süle: këputje e kruciatit e sezon i përfunduar

Lapsi.al 20 October 2019
Dëmtimi tronditës i Süle: këputje e kruciatit e sezon i
Niklas Süle ka pësuar këputjen e ligamentit të kruciatit të gjurit të majtë: sezon i mbyllur për mbrojtësin e Bayern Munchen. Ky është verdikti i kontrolleve mjekësore, të dëmtimit të gjermanit, të pësuar në barazimin 2-2 kundër Augsburg. Mbrojtësi u rrëzua përtokë pas një kontrasti loje me Florian Niederlechner: ekzaminimet zbuluan këputjen e ligamentit, dëmtim që Sule e kishte pësuar edhe më parë, në 2014 kur vishte fanellën e Hoffenhaim. Mbrojtësi i datëlindjes 1995 është operuar tashmë, si bën të ditur edhe komunikata e publikuar nga klubi në kanalet zyrtare të rrjeteve sociale. Një lajm i keq për Bayern, por që mund të rrisë papritur kuotat e Jerome Boateng, në pankinë në ndeshjet e fundit e në prag lamtumire nga bavarezët. Por me këtë dëmtim gjërat mund të ndryshojnë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI