Flash

Frikë në Bundesligë: merr flakë treni me qindra tifozë të Freiburg brenda

Lapsi.al 20 October 2019
Frikë në Bundesligë: merr flakë treni me qindra tifozë

Ajo që fillon keq, përfundon zakonisht edhe më keq. Nuk ishte një fundjavë pozitive për Freiburg, që shpresonte të merrte tre pikë për të vazhduar vrapimin në vendet e para të renditjes, gjë që nuk ndodhi. Union Berlin u imponua 2-0: gola të Bulter në hapje (1’), dyfishim i Ingvartsen në fund (84’). Një disfatë që ndalon ambicjet e Freiburg, por që nuk ka të bëjë aspak me atë që ndodhi pas ndeshjes.

INCIDENTI – Sipas asaj që bëri të ditur Mirror, treni që mbante qindra tifozë të Freiburg është evakuuar në stacionin berlinez të Bellevue, që e ka marrë emrin nga afërsia me Pallatin Bellevue, rezidenca e Presidentit të Gjermanisë. “Tymi vjen nga stacioni hekurudhor #Bellevue në qendër të #Berlinit në Gjermani, një tren në flakë. Disa të plagosur” lexohet nga postimet në rrjet. Tre persona kanë mbetur të plagosur në incidentin që ka friksuar shumë mbështetësit e klubit gjerman: fatmirësisht askush nuk është në rrezik për jetën.

DËSHMITË – Një zëdhënës i zjarrfikësve ka thënë se një vagon është djegur "deri në fund” e ka konfirmuar se qindra mbështetës ishin në mjet. Incidenti ka shkaktuar vonesa të mëdha në shërbime. “Pak pas nisjes së udhëtimit të kthimit, ra një zjarr në tren”, ka shkruar një zëdhënës i grupit të tifozëve të Freiburg, që kishte organizuar udhëtimin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI