Flash

Kukësi starti më i dobët që kur luan në Superiore: Gjici nuk ka më durim me Shpëtimin

Lapsi.al 20 October 2019
Kukësi starti më i dobët që kur luan në Superiore:

Pankina e Kukësit ishte një nga ato më të nxehtat, për shkak të rezultateve të fundit që lëkundën pozitat e Shpëtim Duros. Ndeshja kundër Skënderbeut ishte si një test për të kuptuar më mirë se cfarë nuk funksionon në skuadër, por edhe pse në transfertë barazimi nuk ishte rezultati që kërkonte presidenti Safet Gjici nga skuadra e tij. Duro e ndjen se rezultatet nuk i ka në favor, edhe pse diferenca me kreun e klasifikimit është vetëm katër pikë: ajo që "vret" shumë është vendi i shtatë për Blutë, asnjëherë në këto pozita pas 8 javëve të para, që kur luajnë në Superiore.

“Ka qenë një situatë e paparashikuar në 24 orët e fundit - shpjegoi tekniku Shpëtim Duro -. U pa dhe në mënyrën dhe organizimin e lojës. Limaj ka qenë me temperaturë 40. Nuk ishte për lojë. Sakrifikuam. U pa që nuk ishte në nivelin e duhur. E njëjta gjë dhe për Ethemin. Rroca iku ditën e ndeshjes nga grumbullimi për arsye familjare. Këtë ndikuan më mënyrën e interpretimit të lojës".

Gjërat nuk shkuan si shpresonte tekniku, këtë herë jo në aspektin taktik, por kondicionin fizik të lojtarëve, që e kanë lënë në baltë edhe në sfidën me korcarët: "Dihet që loja interpretohet dhe organizohet nga mesfusha. Ethemi dhe Limaj ishin jashtë kondicioneit. Edhe mungesa e Rrocaj. Do ndihet mungesa edhe në finalizim. Janë këto lojtarë që ndërtojnë lojën. Edhe unë vetë nuk jam i kënaqur".

Nuk është vetë Duro i kënaqur, nuk është as presidenti i klubit e drejtuesit. Pritet tashmë një mbledhje emergjente për të përcaktuar linjat bazuar mbi situatën në të cilën ndodhet skuadrat: poshtë Kukësit është vetëm Laci, që ndryshoi trajner një javë më parë dhe Luftëtari e Flamurtari, skuadrat më të kuotuara për të rënë nga Kategoria.

Të këshilluara

Video/ Partizani në avantazh në Shkodër

Melo shënon avantazhin në Shkodër, duke i dhënë ndeshjes më të rëndësishme të javës së tetë të Superiores, startin e duhur. Një gabim i Sherrit në goditjen e dë...

17:21

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI