Flash

Video/ Luftëtari-Bylis 1-1. Askush i mundur, asnjë i kënaqur: Marantas i tregon Jorgjit si të bëjë zëvendësimin

Lapsi.al 19 October 2019
Video/ Luftëtari-Bylis 1-1. Askush i mundur, asnjë i kënaqur:

Bylis shkon në 7 ndeshje pa humbje radhazi, por në Gjirokastër nuk bëri dot hap kryesuesi dhe u ndal në shtylla e tek një Luftëtar që Marantas e kishte vendosur në fushë me ekuilibër, duke i dhënë gjithnjë e më shumë cinizmin, që me aq sa janë mundësitë e formacionit bluezi, mund të bëhet arma më e rëndësishme e gjirokastritëve, pavarësisht se tekniku grek nuk do ta kuptojë dot kurrë se si një zëvendësim nuk mund të bëhet se nuk punon tabela.

Që do të ishte një ndeshje e luftuar u kuptua që në minutën e 3′ në kontrastin mes Guindo e Lalës, ku pasojat më të rënda i pati sulmuesi që u dërgua menjëherë për në spital. Problemin më të madh për të mos iu gëzuar golin skuadra Dovedan e pati me shtyllat: në të shtatën në konkluzionin brenda zonës të Ntepe, që 8 minuta më pas zgjodhi golin me gjoks por pa bërë llogaritë me shtyllën. Luftëtari mundohet të përgjigjet me armët që ka, dmth Filin që tenton të marrë përsipër skuadrën, por i mbetet si alternativë vetëm goditja nga distance, i izoluar mes fanellave mallakastriote. Luftëtari megjithatë rastin më të mirë e pati në fundin e pjesës së parë kur mes Filit e golit ishte vetëm Goxhaj, që largoi në vijë fatle.

Të besuarit e Dovedan u ndëshkuan në minutën e 62′ në goditjen me kokë të Açkës. Mungesë experience, apo neglizhencë momentale, por Dovedan kërkoi reagimin dhe skuadra iu përgjigj. Protagionist përsëri Acka, por këtë herë në të keq, ndërhyrja e lojtarit në të 74′ është 11-metërsh për Enea Jorgjin dhe golashënuesi më i mirë i Bylis, portieri Isli Hidi barazoi shifrat me qetësinë që e karakterizon.

13 pikë për Bylis. 6 për Luftëtarin, që mbetet në zonën e ftohte të renditjes, pavarësisht se Marantas i ka dhënë një fizionomi bluezinjve: ego e karizëm për grekun, që ende nuk e ka kuptuar si mundet në një kampionat elitar të futbollit të një vendi, zëvendësimi të mos kryhet kur e kërkon trajneri…por gjithësesi tekniku po mban shënime…

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI