Flash

Elliott mohon shitjen e Milan: “Stadiumi i ri mbi San Siro, e vetmja mundësi”

Lapsi.al 19 October 2019
Elliott mohon shitjen e Milan: “Stadiumi i ri mbi San Siro, e vetmja

Stadium i ri i Milan dhe Inter vijon të jetë argument diskutimi në Milano: dy shoqëritë kanë prezantuar projektet e mundshme për impiantin e ri që do të pasojë San Siro i cili do të shembet. Në vend të “Meazza” do të ngrihet një mrekulli arkitekturore e cila do te jetë motiv tërheqjeje për shumë tifozë, si gjatë javës ashtu edhe në ditët e ndeshjeve. “Affari italiani” ka intervistuar disa përfaqësues të klubeve që kanë përjashtuar cdo vend tjetër përvec atij tashmë të vendosur.

"E vetmja mundësi në tryezën e sotme është ndërtimi i një San Siro të ri në San Siro dhe kjo ishte baza e Propozimit të Fizibilitetit dhe kërkesës së bërë ndaj Bashkisë së Milanos. Klubet nuk kanë një projekt tjetër diku tjetër. Nëse Këshilli Bashkiak nuk do të njohë interesin publik në Propozimin e Klubit, opsioni San Siro do të pushojë së ekzistuari që nga hapi i tij i parë procedural ".

"Nëse kjo situatë ndodh, dhe vetëm atëherë, Klubet do të përcaktojnë hapa të njëpasnjëshëm, pa paragjykuar nevojën për të pasur një stadium në përputhje me klubet elitare me të cilat ata konkurrojnë. Status quo dhe ristrukturimi nuk janë rrugë të vlefshme. Klubet kanë bërë një propozim të qartë dhe të saktë: nëse doni të thoni jo - edhe nëse vetëm pjesërisht për këtë kërkesë - klubet do të vlerësojnë se çfarë do të bëjnë. Disponueshmëria maksimale me të gjithë për të përmirësuar projektin por jo për ta shtrembëruar atë në themelet e tij ".

Nga fondi Elliott që administron kuqezinjtë, bëhet e ditur se nuk është planifikuar një transferim i kompanisë pas përfundimit të procedurës për ndërtimin e stadiumit: "Absolutisht jo. Milan do të mbështetet në vazhdimësinë e kompanisë e cila, këto ditë, është një faktor thelbësor në arritjen e suksesit, si kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI