Flash

Tronditet Inter, në Dortmund pa lojtarin më të rëndësishëm: dëmtim i ri muskular për Sensi

Lapsi.al 19 October 2019
Tronditet Inter, në Dortmund pa lojtarin më të

Pauza e kampionatit duket se është vërtetë e mallkuar për Antonio Conte e Interin e tij. Pas dëmtimeve të marra me kombëtaret për Sanchez (3 muaj jashtë) e D'Ambrosio (të paktën 15 ditë stop), tekniku zikaltër humb përsëri Sensin. Mesfushori, i dëmtuar kundër Juventus, dukej fare pranë rikthimit në fushë në Champions kundër Borussia Dortmund, por është dëmtuar përsëri në muskulin psoas.

Një dush i ftohtë për shpresat e tifozëve zikaltër, që u konfirmua nga komunikata zyrtare e klubit: "Stefano Sensi i është nënshtruar rezonancës magnetike të kontrollit. Mesfushori zikaltër, në fazë rigrupimi me skuadrën si pasojë e zgjatjes së aduktorit të pësuar gjatë Inter-Juventus, ka ndjerë një shqetësim në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Kontrollet kanë evidentuar një ngarkesë të muskulit psoas. Gjendja e Sensi do të rivlerësohet në ditët e ardhshme".

Ende të pacaktuara kohët e rikuperimit, por tashmë është e pamundur që ish-Sassuolo të mund të kthehet të luajë të mërkurën për sfidën vendimtare të Champions League kundër Borussia Dortmund. Një problem më shumë për Conte, që nuk mund të ketë një prej lojtarëve më të rëndësishëm e në formë të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI