Flash

Klose, pickim Strakoshës e mesazh Tares: "Dua të stërvits në Serie A"

Lapsi.al 18 October 2019
Klose, pickim Strakoshës e mesazh Tares: "Dua të stërvits

Kur Miroslav Klose mbërriti tek Lazio, me insistimin e Igli Tares, rezultoi një sukses, pavarësisht moshës së sulmuesit gjerman, që në atë kohë ishte në fund të karrierës. Klose garantoi eksperiencë dhe siguri, duke u konsideruar një nga lëvizjet e gjetura të drejtorit sportive të Lazios, me të cilin gjermani ka ruajtur një raport të mirë. Në intervistën e dhënë nga Klose për La Gazzetta dello Sport, gjermani ka folur për një të ardhme si trajner në Itali: "Do të më pëlqente të drejtoj në Bundesliga e pastaj në Serie A. Lazio? Po, por me qetësi, më parë duhet të stërvis tek të rinjtë për të qenë gati për rolin" ka thënë ish-sulmuesi lacial.

Klose e kujton mirë kohën kur mbante fanellën bardhekaltër dhe një portier të ri, që atëherë ishte larg nga të qenit protagonist, madje nuk të jepte as sigurinë se do të mund ta bënte një ditë. Ky, të paktën sipas gjermanit, ishte përkufizimi për Strakoshën: “Surpriza e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar. Nuk përcillte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur” përfundoi Klose.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI