Flash

Heroi kombëtar i Uruguajit: Tabarez vendos rekordin absolut

Lapsi.al 17 October 2019
Heroi kombëtar i Uruguajit: Tabarez vendos rekordin absolut

Me atë emër të dytë, Washington, nuk mund të shndërrohej veçse në heroin kombëtar, udhëheqësin e futbollit të Uruguajit, por mbi të gjitha një shembull dinjiteti për të gjithë botën. Veçanërisht që nga viti 2016, Oscar Washington Tabarez, trajneri i Celeste, është duke luftuar me një kundërshtar të egër, një neuropati kronike, sindromën Guillain Barre, që sulmon sistemin nervor periferik duke kufizuar lëvizshmërinë, por jo krenarinë. Dhe në këto kushte paterica shndërrohet në një shoqëruese të përhershme.

200 ndeshje si trajner i Uruguajit, askush nuk është si Oscar Tabarez. Me barazimin 1-1 të arritur me Perunë, Maestro u bë "dyqindvjeçar", duke u shkëputur edhe më shumë nga figurat e tjera mitike: Herberger 167 ndeshje të ndara mes Gjermanisë dhe Gjermanisë Perëndimore, Olsen 160 me Danimarkën, Meisl 155 me Austrinë

Një shifër e jashtëzakonshme, një aventurë unike ajo me Uruguajin, mes "aperitivit" të vitit 1988 dhe 1990 dhe pjatës kryesore nga 2006 e deri më sot. Një Kupë Amerike në 2011, vendi i katërt në Botërorin e Afrikës së Jugut me 97 ndeshje të fituara për thuajse 5000 ditë mbretërim. Në anët e Montevideo nëse thua Celeste mendja të shkon te Tabarez, simboli i vërtetë i "Garra Charrua", që personifikon kurajon dhe këmbënguljen.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI