Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Var kundër racizmit në Serie A, Infantino: "T'i përjashtojmë racistët nga të gjitha stadiumet"

Lapsi.al 17 October 2019
Var kundër racizmit në Serie A, Infantino: "T'i

Racistët duhet të "përjashtohen" nga stadiumet. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, insiston në betejën kundër racizmit në futboll, duke lëshuar një propozim për një përjashtim në nivel botëror për tifozët që këndojnë kore raciste kundër futbollistëve. Duke folur nga Bangladeshi, pak ditë pas ngjarjeve të Bullgari-Angli, numri 1 i futbollit botëror është shprehur: "Nëse do të ketë kore raciste që abuzojnë me lojtarët, duhet të ndalojmë ndeshjet".

"Nuk mund të lejojmë që racistët të fitojnë. Duhet të kapen dhe të përjashtohen nga stadiumi, nuk duhet të autorizohen të futen më dhe duhet të fillojnë procedimet penale kundër tyre", sulmoi Infantino, duke marrë një pozicion të fortë, se nëse një vend përjashton një spektator për shkak të racizmit, "FIFA do ta shtrijë në gjithë botën dënimin, sepse racistët nuk kanë vend në futboll, në një stadium futbolli ose në cdo vend të botës".

Në të njëjtën linjë edhe presidenti i Federatës Italine të Futbollit Gabriele Gravina, që ka bërë të ditur risinë në luftën kundër racizmit: "Nuk kam ndërmend të ul mbrojtjen, më befason se ndonjëherë disa kore dallohen, herë të tjera jo. Nëse e gjitha kjo nuk është normale, do të përdorim sistemin Var edhe për thirrjet raciste". Numri 1 i Figc ka vetëm një synim të menjëhershëm, të përballet me racizmin: "Duhet të jemi të gjithë pjesëmarrës të një rrugëtimi të përbashkët, mund ta fitojmë betejën nëse jemi të gjithë të bashkuar e të përqendruar në një objektiv të vetëm, duke i larguar këto probleme nga kompeticionet tona", ka deklaruar Gravina për Sky.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI