Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

“Kam vuajtur urinë, kam luajtur zbathur. Çfarë më duhen 10 Ferrari apo dy avionë?”: Mane, lojtari më bamirës në botë

Lapsi.al 17 October 2019
“Kam vuajtur urinë, kam luajtur zbathur. Çfarë më

Nga treshja e sulmit e Liverpool, ndoshta Sadio Manè është futbollisti që duket më pak jashtë fushës. Por jo për këtë është më pak i rëndësishëm. Senegalezi ka arritur një mrekulli të vërtetë, atë për të mos u vënë në hije nga dy shokët e repartit si Salah e Firmino. Në fushë prezenca e tij ndihet shumë, por jashtë vështirë se përbën lajm. Ndoshta cështja është se Manè është…më pak glamour, jo vetëm se lojtarët e Liverpool, por në përgjithësi se të gjithë kolegët e tij.

LUKS? JO, FALEMINDERIT – Kryesisht, ato që bën, nuk përfundojnë në gazeta, vetëm kur ndodh që e fotografojnë, si atëherë kur ndihmonte të pastronte një xhami në Liverpool. Kjo sepse Manè dëshiron të jetë sa më larg të jetë e mundur nga stereotipi i futbollistit. Asnjë luks e shumë impenjime sociale, si shpjegon në deklaratat e tij për nsemëoha.com. ”Përse duhet të dua 10 Ferrari, 20 orë me diamant e dy avionë? Për cfarë duhen këto gjëra për të mirën e botës?”. Pyetje që në fakt pjesa dërrmuese e kolegëve të tij nuk e bëjnë.

TË NDIHMOJË TË TJERËT – Eksperienca e jetë e ka bërë të tillë Manè. Ndaj, me paratë që fiton, preferon të ndihmojë kush ka qenë më me pak fat se ai, që tek futbolli gjeti shpëtimin nga varfëria. “Kam vuajtur urinë, kam mbijetuar në kohë të vështira, kam luajtur zbathur e nuk kam shkuar në shkollë. E sot, me atë që fitoj, mund të ndihmoj të tjerët. Kam ndërtuar shkolla, një stadium, kam dhuruar veshje, këpucë e ushqime për personat ekstremisht të varfër. E pastaj i dhuroj 70 euro në muaj të gjitha banorëve të një zone shumë të varfër në Senegal, për të kontribuuar për ekonominë e tyre familjare”. Aspak lojtari që mendon. Por thjesht, Sadio Manè.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI