Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Nga Youtube në Botëror, duke kaluar nga Real: Pedro Lucas talenti i zbuluar nga Fenomeni, që ka idhull CR7

Lapsi.al 17 October 2019
Nga Youtube në Botëror, duke kaluar nga Real: Pedro Lucas talenti i

Imazhi sot ka rëndësi më shumë se cdo gjë dhe synimi kryesor për të rinjtë është të vendosin në YouTube dicka që të bëhet “virale”. Një profesion i vërtetë që në ndonjë rast sjell të ardhura të nivelit të lartë. Por në rastin e Pedro Lucas është një e re absolute në botën e futbollit: djaloshi është bërë popullor pikërisht falë YouTube e tani është grumbulluar për Botërorin e Under 17, që do të luhet në Brazil. Mundësia erdhi pas tëheqjes së Reinier të Flamengos, që është bërë shumë i rëndësishëm për klubin e tij. Por objektivi është arritur dhe historia meriton të tregohet.

NË KREVAT ME TOPIN

Nëse shihen fotot në qarkullim, duke si fëmijë. Pedro Lucas Tapias Obermuller ka lindur në Baixo Guandu, në Shtetin e Espirito Santo, një vend me 30 mijë banorë 180 kilometra nga deti, ekonomi e bazuar në agrikulturë e mbi nxjerrjen e gurëve zbukurues. Por ato burime djaloshit i interesonin pak. Donte vetëm topin, që e merrte madje edhe në shtrat. E në fushat e Baixo Guandu, pavarësisht fizikut të brishtë jepte spektakël me fanellën numër 10, duke i coroditur kundërshtarët me fintet e tij e të majtën magjike.

BABAI YOUTUBER

Në 2009 babai i Pedro Lucas, Francisco, u josh nga idea për të filmuar magjitë e të birit 7 vjec. Pastaj filloi ti postonte në Facebook, e më vonë në YouTube. Në moment driblimet e Pedro Lucas u kthyen virale. Madje dikush ia tregoi aftësitë e vogëlushit Ronaldo Fenomenit, që mbeti i mahnitur.

RONALDO E TELEVIZIONI

Kështu, në 2011, në shtëpinë Obermuller erdhi një ftesë zyrtare nga Real Madrid, që ishte sinjalizuar pikërisht nga Fenomeni, për aftësitë e djaloshit brazilian. Pedro Luis qendroi një javë në Madrid e kaloi me vota të plota testimet. “Isha shumë i vogël dhe nuk e doja të qendroja në Madrid”, ka treguar më pas ai. Por Pedro është i pajisur edhe me një personalitet të jashtëzakonshëm për moshën që ka, qendron para kamerave për intervistë me shumë qetësi e në 2014 mori pjesë në programin televiziv “Encontro com Fatima Bernardes”, rast në të cilin ka rrëfyer se është një fans i madh i Ronaldo, pòr jo brazilianit.. Cristianos.

TALENTI I GREMIOS

Në 2014 erdhi edhe firma me Gremio. Në fakt, Porto Alegre nuk është afër Baixo Guandu, por as larg sa Madrid, kështu që firma u vendos. Për të mos e lënë ti shpëtojë nga duart talenti, Gremio i siguroi një vend pune të atit Francisco. Në 2018 firmosi kontratën si profesionist, me klauzolën e zgjidhjes së kontratës fiksuar në 40 milionë euro. Të hënën e kaluar Pedro Lucas ishte grumbulluar për stërvitjen e parë me skuadrën e parë, por kur po bëhej gati të nisej, iu desh të bënte valixhet nga thirrja e Federatës braziliane. Është një Botëror për tu luajtur dhe bota mund të zbulojë Pedro Lucas e magjitë e tij mëngjarashe, në fushë e jo nga You Tube.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI