Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Askush si Messi me "Këpucë të Arta": trofeu i 6 për Pleshtin, që i përgjigjet pyetjeve të fëmijëve

Lapsi.al 16 October 2019
Askush si Messi me "Këpucë të Arta": trofeu i 6

Tani janë 6. Më shumë se të gjithë. Lionel Messi ka marrë nga duart e të birit Mateo, Këpucën e tij të Artë të, të tretën radhazi, të fituar falë 36 golave të shënuar në Liga, që i kanë sjellë 72 pikë, 6 më shumë se francezi Kylian Mbappé. Nga 2010, kur fitoi trofeun e parë, për argjentinasin janë gjashtë në 10 sezone.

Pas performancës së shkëlqyer dedikuar argjentinasit nga Cirque du Soleil në program këto ditë në Barcellona, Leo është ngjitur në skenë. Ka marrë 5 pyetje përmes videos nga po aq fëmijë e një nga prezantuesi: “Champions është e rëndësishme, por është Liga që të përgatit për Champions. E pastaj jemi Barcelona, duam të fitojmë gjithcka, gjithmonë”.

Pleshti i tha fëmijëve se në shtëpi mes tij dhe gruas i keqi është ai “Ndonjëherë i bërtas shumë, por shpesh fëmijët e meritojnë”. I tha gjithashtu se me duart nuk di të bëjë asgjë, që nëse ka ndonjë punë për të bërë në shtëpi kërkon gjithnjë ndihmë e se kur fle nuk e zgjon as një e shtënë topi.

Dedikimi është i gjithi për shokët e skuadrës: “Faleminderit Luis (Suarez) e Jordi (Alba) që janë këtu me mua sot e që janë arkitektët e kaq shumë golave, sepse unë pa shokët nuk mund ti fitoja këto trofe individualë”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI