Flash

“Quajeni 007…” Ronaldo vendos emrin e ri në Instagram. Mendes: "Do e kalojë edhe Pele me Juventus"

Lapsi.al 16 October 2019
“Quajeni 007…” Ronaldo vendos emrin e ri në Instagram.

700 gola në karrierë, një arritje që pak kanë mundur ta përjetojnë. Ronaldo ka shënuar kundër Ukrainës me penallti, e vlerësimin më të madh e ka marrë nga partnerja e tij Georgina, që e ka publikuar në Instagram në modelin James Bond, me pistoletë në dorë e detajin e golave të realizuar në karrierë me klube të ndryshme.

Nuk ka munguar as ndërhyrja e menaxherit potent të Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, që ka siguruar të gjithë për respektimin deri në fund të kontratës që e lidh me Juventus. Në një intervistë për 'Tuttosport', portugezi ka siguruar që CR7 kërkon të arrijë kufij të rëndësishëm me fanellën bardhezi: "Cristiano ka arritur 700 gola, por nuk kam dyshim se do të kalojë Pelé, si shënuesi më i mirë i historisë së futbollit e do ta bëjë me Juventus. Në fund të fundit, 68 gola për këtë Cristiano Ronaldo të jashtëzakonshme nuk janë shumë, apo jo? Edhe pse jam i bindur se më e mira duhet të vijë".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI