Flash

Manchester United, treshe juventine për tu kthyer në majë

Lapsi.al 15 October 2019
Manchester United, treshe juventine për tu kthyer në majë
Fillimi i keq i sezonit të Manchester United mund të sjellë ndryshimin e trajnerit, në kohën kur pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer nuk është aspak solid, aq sa në Angli ka filluar të qarkullojë emri i zëvendësuesit të mundshëm. Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventus ska marrë një vit pushim, pas aventurës me bardhezinjtë, por sfida e Premier League mund ta bindë të përshpejtojë rikthimin, sidomos nëse në krah të tij do të jetë një si Patrice Evra, të cilin e ka patur lojtar tek Juventus dhe që është njohës i mirë i ambjentit United. Hipotezën e hedh Daily Mail, që shfrytëzon asistin e ish-mbrojtësit francez për të bashkuar dyshen që kishte fituar dy tituj kampion në Torino. Evra, në fakt, disa ditë më parë kishte ndjekur Tottenham-Bayern Munchen në Champions League, në stadium, pikërisht në krah të Allegri, e kishte postuar edhe një tweet: "Bukur të shohësh një ndeshje me ju (ishte edhe Baldini), i adhuroj dijet që ndajmë dhe e e di që e ardhmja do të jetë e ndritshme për të gjithë ne". Tek United mund të mbërrijë edhe Mario Mandzukic, i kërkuar prej kohësh nga klubi anglez: një trio "bardhezi" për të kthyer Red Devils në elitën e futbollit të ishullit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI