Flash

Rekordmeni Ronaldo: penalltia e humbjes që futet në histori

Lapsi.al 15 October 2019
Rekordmeni Ronaldo: penalltia e humbjes që futet në histori
CR7 është tani CR700, loja e fjalëve është e thjeshtë, por rrugëtimi është i gjatë e entuziazmues. Me atë të shënuar kundër Ukrainës me penallti (numri 113 nga pika e bardhë) me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo u konfirmua në mitin e futbollit, duke arritur një kufi impresionues: 700 gola mes profesionistëve nga 2002 deri më sot, në 974 ndeshje. Një kuotë e rezervuar vetëm për pak të përzgjedhur të këtij sporti. Duke nisur nga debutimi me fanellën e Sporting Clube, Ronaldo ka shënuar kudo, duke shpërndarë gola në 21 kompeticione të ndryshme, gjithnjë si protagonist. Ajo kundër Ukrainës ishte goli numër 95 me Portugalinë, e 113 me penallti. Në karrierë CR7 ka realizuar 64% të golave me fanellën e Real Madrid (450) që i shtohen atyre pesë me Sporting Clube, 118 me fanellën e Manchester United e 32 deri tani të realizuara me Juventus. Për një ide më të qartë se si janë shënuar 700 golat e Ronaldos: e preferuar e djathta me 441 gola, 129 me të majtën, 127 me kokë e 2 me fat...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI