Flash

Crouch rrëfen tmerrin në Sardenjë: "Unë dhe gruaja ime rrezikuam jetën"

Lapsi.al 14 October 2019
Crouch rrëfen tmerrin në Sardenjë: "Unë dhe gruaja ime

Kurrë mos i beso detit të hapur, as kur dita nis si duhet. Peter Crouch e ka provuar në kurriz të tij dhe e di çdo të thotë të jesh larg bregut e të rrezikosh jetën. Sulmuesi ka hequr dorë në fund të sezonit të kaluar, pas eksperiencës me Burnley e po i gëzohet jetës së dytë duke komentuar futbollin e duke treguar histori nga e shkuara e tij. Por kur ishte ende në kulmin e tij, në 2009-ën, anglezi ka rrezikuar të përfundojë keq: e futbolli nuk hyn fare në këtë rast.

Ish-sulmuesi ka rrëfyer kalvarin e përjetuar rreth 10 vjet më parë në librin e tij të ri “I, Robot: How to Be a Footballer 2”: në 2009 Crouch dhe bashkëshortja e tij Abbey Clancy kanë provuar të shpëtojnë me varkën e tyre nga një stuhi e të evitojnë përplasjen me shkëmbinjtë e bregdetit sard. Daily Mirror ka sjellë fjalët e sulmuesit: "Kisha marrë me qira një motoskaf vetëm për ne të dy dhe shkuam pak milje jashtë Porto Cervo për të marrë rreze. Po bënim banjo dielli, kur kuptova se papritmas moti po përkeqësohej. Unë u përpoqa të kapja spirancën, por ajo u bllokua nga diçka dhe kur u përpoqa ta ktheja varkën, asgjë nuk ndodhi. Na zuri paniku”. Çifti i trembej më të keqes ...

Crouch përshkroi në detaje se si shkuan gjërat: "Era trazoi detin, varka jonë u godit nga valët duke na shtyrë drejt bregut. Kishte shkëmbinj të mëdhenj të thepisur ”. Nga frika, ish-sulmuesi mori një nxjerrëse tapash dhe filloi të priste litarin: "Në kuvertën e varkës kishte gjak, u frikësova ... Ajo që filloi si një gjest romantik po shndërrohej në një film horror, shkëmbinjtë po afroheshin gjithmonë e më shumë. Litari u këput dhe ne arritëm të shpëtonim. Nuk e di nëse do të kishim vdekur apo nëse do të ishim përplasur me shkëmbinjtë, por nuk do të ishte një gjë mirë për pamjen time". Pjesa e dytë e autobiografisë së ish-yllit të Liverpool dhe Stoke City do të dalë në 17 tetor, një dekadë pas ngjarjes së frikshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI