Flash

Barcelona kundër Gjykatës supreme: "Burgu nuk është zgjidhja". Piqué: "Krenar për klubin tim"

Lapsi.al 14 October 2019
Barcelona kundër Gjykatës supreme: "Burgu nuk është

Në twitter u bë menjëherë virale: hashtag #Rakitic. Kroati me valixhet në dorë kokëulur e me celular në dorë. Nuk bëhet fjale për asnjë dëmtim, mesfushori kroat është detyruar të kthehet në këmbë nga aeroporti i Barcelonës për shkak të protestave. Fluturime të anulluara, rrugë të bllokuara, kaos, më shumë se 5000 persona në protestë me flamuj katalanas. Të gjithë në El Pratt, pasi Gjykata supreme spanjolle ka dënuar 12 liderët e pavarësisë katalanase me dënime që shkojnë nga 9 në 13 vjet. Në fushë ka zbritur edhe Barcelona, duke marrë një pozicion të fortë. Përmes një komunikate zyrtare, blaugrana janë rreshtuar kundër vendimit të gjykatave.

"Barcelona, si njësi referuese e Katalonjës e sipas rrugëtimit të saj historik për të mbrojtur lirinë e shprehjes, deklaron se paraburgimi nuk ka ndihmuar për të zgjidhur konfliktin në asnjë mënyrë, sepse burgu nuk është zgjidhja. Ajo e konfliktit që Katalonja po përjeton, duhet të adresohet përmes dialogut politik, kështu që tani, më shumë se kurrë, Klubi u kërkon të gjithë liderëve politikë të zhvillojnë një proces dialogu dhe negociatash për të zgjidhur këtë konflikt, i cili duhet të lejojë edhe lirimin e liderëve civilë dhe politikanë të dënuar. FC Barcelona shpreh gjithashtu mbështetjen e saj të plotë dhe solidaritetin për familjet e atyre që u privuan nga liria ".

Futbollistët katalanas të Barcelonës kanë mbështetur komunikatën. Piqué u shpreh "krenar" për klubin e tij, Sergi Roberto ka ofruar "gjithë mbështetjen e tij për cështjen katalanase". I njëjti diskutim për Xavi, ish-kapitenin e Barcellona e tani trajner i Al-Sadd, që ka komentuar në Instagram: "Turp!".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI