Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

"Do të të vras", "Ik q**": Eriksson tregon sherrin me Ferguson për fajin e Rooney

Lapsi.al 13 October 2019
"Do të të vras", "Ik q**": Eriksson tregon sherrin

Sven Goran Erikson u bë dikur trajneri i parë i huaj në pankinën e Anglisë, por pikërisht aty i ka ndodhur një nga historitë që e ka frikësuar më shumë. Në një intervistë për mikrofonët e Times, suedezi ka folur për tema të ndryshme të lidhura më të shkuarën e tij si trajner, sidomos në krye të Anglisë, duke zbuluar një prapaskenë të një sherri me Sir Alex Ferguson, që në atë kohë drejtonte Manchester United. E gjitha kishte të bënte me grumbullimin e Wayne Rooney në Botërorin e 2006.

“TË VRAS” – Sulmuesi anglez vinte nga një dëmtim i rëndë, frakturë e metatarsit, e ishte në fazë rikuperimi. Pavarësisht se jo në gjendje ideale, Eriksson vendosi ta grumbullonte për turneun. Rooney nisi një fazë rikuperimi më të shpejtë se parashikimi për të qenë gati, por kjo shkaktoi tërbimin e Sir Alex. “Ishte ora 7 e mëngjesit ose edhe më herët. Pa më thënë ‘ciao Sven, si je?’, mendova se donte të më vriste“, tregoi Eriksson telefonatën e marrë nga ish-menaxheri i Red Devils. “E në fakt më tha ‘do të vras, je i mbaruar, mos e grumbullo Rooney sepse do të të vras…’. Nga ana ime iu përgjigja ‘ik q**, cfarë dreqin ke? Alex, do ta grumbulloj Rooney. Tani pushime të mbara, bye bye'”.

Në fund, Eriksson nuk hoqi dorë nga qendërsulmuesi anglez, duke nervozuar së tepërmi skocezin që vazhdonte të pretendonte se Rooney nuk ishte gati për tu kthyer të luante në atë moment.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI