Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Giroud nuk duron më, për Chelsea tani ka probleme: "Luaj pak dhe nuk e pranoj"

Lapsi.al 13 October 2019
Giroud nuk duron më, për Chelsea tani ka probleme: "Luaj pak dhe

Olivier Giroud po përjeton dy situata të ndryshme, mes klubit të tij Chelsea ku luan me pikatore dhe Kombëtares së Francës ku gëzon gjithnjë vlerësimin e Deschamps, që e zgjedh titullar edhe pse sulmuesi nuk ka minuta në këmbët e tij me Blues. Pikërisht këtu qendron problemi: luan pak në Londër, pasi ylli i tij është lënë në hije nga shpërthimi i Tamy Abraham.

E sulmuesi francez nuk e fsheh zhgënjimin e tij të madh. "Jo, nuk e pranoj. Nuk duhet të jesh fatalist në situata vendimtare - ka thënë sulmuesi për revistën Le Pelerin -. Kam qenë gjithnjë i respektuar dhe kokëulur. Edhe pse nuk jam dakord me trajnerin, nuk e kritikoj. Por brenda meje nuk mund ta pranoj, sepse e di sa vlej në një fushë futbolli".

Në fakt, për Giroud edhe në Francë është krijuar presion mbi Didier Deschamps, për faktin se e përzgjedh lojtarin përpara Alexander Lacazzette. Madje përpara ndeshjes në shtator me Shqipërinë cështja u bë kritike, por sulmuesi i Chelsea u përgjigj me gol kundër kuqezinjve dhe një përfaqësim që heshti kritikat.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI