Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

F1/ Në Japoni, samurai është Bottas: Mercedes përsëri kampion

Lapsi.al 13 October 2019
F1/ Në Japoni, samurai është Bottas: Mercedes përsëri

Valtteri Bottas ka triumfuar në GP të Japonisë, duke marrë suksesin e tretë sezonal në Botërorin e Formula 1. Finlandezi ka shfrytëzuar një nisje fantastike e një ngatërresë të dyfishtë të pilotëve të Ferrari, që niseshin nga radha e parë, për të rrënbyer një fitore që i mungonte prej 12 GP. Vendi i tretë i Hamilton i ka dhuruar Mercedes titullin e gjashtë radhazi për kostruktorë. Vettel mbrojti vendin e dytë, për të mos lejuar dopietën e skuderisë gjermane, ndërsa Leclerc e mbylli i 6°.

Për Bottas është e diela e rikthimit. Finlandezi, falë mbi të gjitha një nisje të jashtëzakonshme, gjeti suksesin që i mungonte që nga GP i Azerbaixhan dhe u kthye më në fund të vendoste rrotat përpara shokut të skuadrës. Lewis, nga ana e tij, është kënaqur me vendin e tretë, duke iu bindur urdhërit për të kryer pit stopin e dytë që i hapi rrugën shokut të tij. Një reziltat që maksimumi mund të zgjasë pak pritjen për fitoren e një Botërori tashmë të sigurtë (+ 64 nga Bottas 4 gara nga fundi). Ndërkohë, për Mercedes erdhi titulli i gjashtë për konstruktorë radhazi, si provë për dominimin total e të padiskutueshëm që kur janë përfshirë propulsorët turbo-hibridë në 2014.

Gara e makinave Ferrari, në fakt, u kompromentua në nisje: Vettel pësoi një "jump start" të lehtë, u kalua nga Bottas (nisej nga vendi i tretë) e pastaj u fal nga komisarët, që zgjodhën të mos e dënojnë nisjen false. Gjermani rezistoi pastaj në finale ndaj sulmeve të Hamilton, duke mbrojtur një vend të dytë që megjithatë ka shije të hidhur. Leclerc në anën tjetër u përfshi në një incident në kthesën 1 me Red Bull të Verstappen (që u detyruar të tërhiqej), dëmtoi krahun e jashtëm dhe u detyrua të futej në boks, duke e parë vetën në ndjekje të të gjithë grupit dhe me tre ndalesa për të bërë. Leclerc është tashmë nën hetim për episodin e shkaktuar. Me pak fjalë, Seb e Charles cuan dëm një vijë të parë të fituar në kualifikuese , duke zhvilluar një garë për tu harruar për skuderinë e Maranello.

Telashet e Ferrari kanë bërë të buzëqeshë Alex Albon, që e ka mbyllur në vendin e katërt duke marrë rezultatin më të mirë të karrierës, në garën e tij të pestë si pilot i Red Bull. Në vendin e 5° u pozicionua Carlos Sainz, me McLaren, duke lënë pas Gasly, në vendin e gjashtë të klasifikimit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI