Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Futbollisti që mundi kancerin frymëzon fëmijët me tumor: "Nuk iki që këtu pa i takuar të gjithë"

Lapsi.al 12 October 2019
Futbollisti që mundi kancerin frymëzon fëmijët me tumor:
Gjest i madh i Francesco Acerbi, që bashkë me lojtarët e kombëtares së Italisë kanë bërë një vizitë tek pacientët e vegjël të sëmurë me tumor në Spitalin "Bambino Gesù" në Romë. Mbrojtëi i Lazios, që ndonjë vit më parë ka fituar betejën personale me kancerin në testikuj, ka qenë futbollisti që më shumë se të gjithë ka dashur ti dhurojë një buzëqeshje të gjithë fëmijëve prezentë në repart e është larguar nga ndërtesa i fundit. "Francesco duhet të ikim, është vonë, janë të gjithë duke të pritur" i thanë mbrojtësit. "Nuk më intereson, mund edhe të ikin, unë marr taksi, por pa i takuar të gjithë nuk largohem" është përgjigjur futbollisti. Një episod që e tregon Alessandro Iapino, përgjegjësi i Zyrës së Shtypit e Koordinimit Editorial të spitalit. Për Acerbi kjo vizitë natyrisht që ishte një moment shumë emocionues, sepse ai ishte i vetmi ndër lojtarët që e dinë cdo të thotë të sëmuresh me tumor. Në 14 korrik 2013, sapo kishte mbërritur tek Sassuolo, mori lajmin më të keq të jetës së tij: tumor në testikulin e majtë. Për mbrojtësin filloi beteja më e vështirë, e bërë me kemioterapi, durim e shumë besim. Tumori iu hoq, në shtator u kthye në fushë në Verona kundër Hellas. Vetëm se në dhjetor arriti një goditje e dytë: gjatë kontrollit antidoping pas ndeshjes me Cagliari, Acerbi rezulton pozitiv me 'gonadotropina corionica'. Nuk bëhet fjalë për dopingun, por dicka edhe më e keqe: tumori ishte kthyer. Betejën këtë herë e bëri në dy fusha: nga një anë kurat për të goditur sëmundjen, nga ana tjetër lufta kundër pezullimit për doping. E në fund fitoi akoma, ashtu si do të donte të bënin të gjithë fëmijët që i takoi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI