Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

"Ishte aq e lehtë të shënoja, sa...": Manaj nuk e beson ende si nuk e dërgoi topin në rrjetë

Lapsi.al 11 October 2019
"Ishte aq e lehtë të shënoja, sa...": Manaj nuk e beson

"Besoj se e kisha aq të lehtë sa iu gëzova golit përpara se të bëhej". Me këto fjalë Rey Manaj kujton episodin vendimtar të ndeshjes, që mund të ndryshonte fatet e ndeshjes. Sulmuesi kuqezi, që tentoi më shumë se të gjithë portën e Mert, shpjegon edhe arsyen përsë ai top nuk përfundoi në rrjetë: "Mbrojtësi e lëvizi aq pak, sa mu ngrit topi përpara se të godisja dhe nuk e dërgova dot në rrjetë. Më vjen keq që nuk fituam, e aq më keq që humbëm në atë mënyrë".

Manaj ka shpejtuar të mbrojë strategjinë e skuadrën dhe performancën e bërë nga kuqezinjtë e Edy Rejas: "E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Fitorja do na kishte ngritur moralin, por skemi ç'bëjmë. Asnjë nuk e ka fajin, as në rastin e golit. Të gjithë e kemi pësuar atë gol".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI