Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

E fejuara e mbrojtësit të Milan: "Lexova gjëra të tmerrshme, qepeni të gjithë"

Lapsi.al 11 October 2019
E fejuara e mbrojtësit të Milan: "Lexova gjëra të
Mattia Caldara pas shumë problemesh fizike është kthyer në skuadër për stërvitjen e parë. Mbrojtësi përgatitet të kthehet protagonist me fanellën e Milan dhe e fejuara e tij Nicole Nessi përmes Instagram ka përfituar nga rasti të replikojë ndaj kritikave të egra që ka marrë në rrjetet sociale: "Njerëzit flasin, kanë folur e do të flasin gjithnjë në këtë mënyrë, pa ditur asgjë për ty si futbollist, por mbi të gjitha për ty si person. Kam lexuar gjëra të tmerrshme në këto muaj dhe ishte e vështirë ti lije mënjanë - vazhdoi ajo -. Ne, së bashku, e dimë cfarë ke kaluar, cfarë kemi kaluar e si jemi ndjerë. Të të shihja të ktheheshe në shtëpi dje pas stërvitjes së parë në skuadër e të të shihja kaq të lumtur e të emocionuar më ka mbushur zemrën me dashuri. Më në fund dolëm nga një tunel që dukej pambarim e tani të takon ty, ti mbyllësh gojën kujtdo, duke i kujtuar sa vlen".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI