Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Gnabry del kundër teknikut të Bayern: "Muller meriton respekt"

Lapsi.al 11 October 2019
Gnabry del kundër teknikut të Bayern: "Muller meriton

Bayern Munchen rrezikon të ketë tashmë më shumë se një problem, që kur një prej ikonave të klubit bavarez, Thomas Muller deklaroi një ditë më parë se nuk ishte i lumtur me zgjedhjet e teknikut, Niko Kovac, që e ka lënë jashtë formacionit në pjesën më të madhe të kohës. Kjo sepse në krah të 30 vjeçarit ka dalë edhe Serge Gnabry, ylli i ri i futbollit gjerman.

Sulmuesi, që shkoi në gol edhe në miqësoren me Argjentinën të mërkurën, ka deklaruar se shoku i tij i skuadrës tek Bayern Munchen Thomas Muller "meriton më shumë respekt". "Thomas ka fituar gjithcka, meriton pak më shumë respekt", ka deklaruar nga qendra e grumbullimit e Gjermanisë 24 vjecari, dy ditë nga sfida me Estoninë e vlefshme për kualifikueset Euro 2020.

Në një intervistë për 'Kicker', Muller kishte rrëfyer se "nuk ishte i lumtur" për faktin se ishte dërguar pesë herë radhazi në pankinë. Nga fillimi i sezonit, tekniku Niko Kovac i ka dhënë pak hapësirë Muller, duke preferuar brazilianin Philippe Coutinho, që mbërriti në verë nga Barcellona. E sipas 'Bild', kampioni i botës në 2014 mund të largohet në janar nga bavarezët, klub ku është rritur e ku ka luajtur gjithnjë. "Është vështirë ta imagjinosh Bayern pa të", ka shpjeguar Gnabry.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI