Flash

Rekordi/ Neymar shkruan historinë, por Brazilin e ndal Senegali.

Lapsi.al 10 October 2019
Rekordi/ Neymar shkruan historinë, por Brazilin e ndal Senegali.
Neymar Junior është kthyer të jetë protagonist me Paris Saint Germain e Brazilin, duke shënuar tashmë edhe një arritje historike. Numri 10 është bërë futbollisti më i ri në historinë e Brazilit që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me Seleçao. 61 gola dhe 41 asist e bëjnë O'Ney golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e verdhejeshilëve, por ndeshja e 100 me kombëtaren nuk i ka dhuruar kënaqësi të mëdha Neymar e Brazilit të tij: në Singapore, kombëtarja amerikanolatine është ndalur në 1-1 nga Senegali i Koulibaly e Mané. Selecao kaloi në avantazh në minutën e 9' me një kryevepër të sulmuesit të Liverpool Firmino (aksioni i nisur nga Coutinho e asist i Gabriel Jesus), pastaj në shtesën e pjesës së parë ka ardhur edhe barazimi i afrikanëve të drejtuar nga Cissé me penalltinë (për rrëzim në zonë të Mané pas ndërhyrjes së Marquinhos) e realizuar nga Diedhiou. Nuk ndodh asgjë në pjesën e dytë, me një supremaci sterile territoriale të Brazilit, që arkivon kështu miqësoren e tretë radhazi pa fitore, pas barazimit me Kolumbinë e humbjes me Perùnë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI