Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

"Shpresoj të shkojmë të shohim bashkë një GP": Jean Todt tregon për gjendjen e Schumacher

Lapsi.al 10 October 2019
"Shpresoj të shkojmë të shohim bashkë një

Ekzaktësisht një muaj më parë, Michael Schumacher është dërguar në spital në Paris për të nisur një terapi që mund të përmirësojë gjendjen e tij pas aksidentit të tmerrshëm me ski në fund të 2013. Një lajm që ka ngjallur shpresë për shumë tifozë që presin me ankth për lajme positive mbi ish-kampionin e botës të Formula 1. Miku i vjetër i i ish-pilotit të Ferrari, Jean Todt, aktualisht president i Fia-s, me deklaratën e tij ka rritur edhe më tepër entuziazmin. "Nuk ka asnjë lajm, përvec faktit që Michael po lufton për të përmirësuar cdo ditë situatën. Duhet ta shoqërojmë në këtë luftë. Kam thënë të vërtetën, shohim bashkë në TV garat e Çmimeve të Mëdha e shpresoj që një ditë të mund të shkojmë bashkë në një GP".

Ish-menaxheri i Ferrari është nerviozuar së tepërmi nga thyerja e privatësisë nga disa pjesëtarë të stafit të spitalit: "Jam i befasuar që, kur mbërriti në Paris për një kontroll në spital, njerëzit që duhet ti siguronin sekretin mjekësor kanë folur", tha ai për la Repubblica.

Të këshilluara

Video/ Baby-Gjermania ndëshkon Argjentinën

Në miqësoren e luksit në Dortmund, Gjermania e formatuar me shumë të rinj ka kaluar në avantazh përballë Argjentinës. Pa Lionel Messi Albiceleste nuk janë të n...

21:13

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI