Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Rakitic nuk duron më: "Dua të luaj". Inter gati për janarin

Lapsi.al 10 October 2019
Rakitic nuk duron më: "Dua të luaj". Inter gati për

Pauza për impenjimet e kombëtareve i shërben klubeve për të qartësuar idetë e të reflektojnë mbi strategjitë (edhe të merkatos) për ta përshtatur në muajt e ardhshëm. Nuk është larg tashmë dritarja e dimrit dhe mundësitë që ofron merkato duhen shfrytëzuar sidomos për ata që e kanë më emergjente. Inter e kuptoi pas derbit të Italisë që ka nevojë për më shumë kualitet në mesfushë dhe Antonio Conte e shprehu qartë se kërkon më shumë alternativa. Kështu, Ivan Rakitic është kthyer të jetë në focus të ideve zikaltër.

Kroati ishte në shënjestër të zikaltërve që në verë, kur Marotta e Ausilio provuan ti jepnin një element të karakterit ndërkombëtar teknikut. Inter po e sheh situatën më prioritet për në janar, edhe pse nuk përjashtohet që sulmi final të bëhet në qershor. "Nuk ekziston klub më i mirë se Barcellona por dua të luaj, jo vetëm të shëtis nëpër qytet. Për mua është një moment i vështirë" ka thënë lojtari në grumbullimin e kombëtares së Kroacisë.

Rakitic ka luajtur në total deri tani 186 minuta, ardhja e De Jong i ka hequr hapësirën e, përballë një oferte prej 30 milionë euro, blaugrana mund ta lënë të lirë, duke parë edhe kontratën në skadencë në 2021. Për Inter, një shifër e përballueshme sidomos nëse kryhet shitja e Gabigol për të njëjtën shifër.

Të këshilluara

Video/ Baby-Gjermania ndëshkon Argjentinën

Në miqësoren e luksit në Dortmund, Gjermania e formatuar me shumë të rinj ka kaluar në avantazh përballë Argjentinës. Pa Lionel Messi Albiceleste nuk janë të n...

21:13

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI