Flash

Divorc me Bayern Munchen; Muller kërkon shitjen në janar

Lapsi.al 9 October 2019
Divorc me Bayern Munchen; Muller kërkon shitjen në janar

Humbjet me Barcellona e Juventus kanë lënë shenjë tek Inter e tani Antonio Conte kërkon garanci për zgjerimin e organikës: linjat e dyta duhet të arrijnë nivelin e titullarëve, përndryshe në janar do të jetë e nevojshme të kthehet në merkato. E nga Gjermania mund të mbërrijë profili i duhur për zikaltrit, për rolin, karakterin dhe eksperiencën në nivel ndërkombëtar: Thomas Muller.

Ashtu si shpjegon Bild, sulmuesi gjerman ka përfunduar poshtë në hierarkitë e Niko Kovac e ka kërkuar shitjen e tij nga Bayern Munchen, që në merkaton e janarit. Në të kaluarën, sulmuesi është kërkuar nga Manchester United e Arsenal: Premier League mbetet opsioni më i mundshëm në rast lamtumire nga Gjermania, por e përditshmja gjermane kujton se edhe Inter ka bërë më parë një sondazh për 30 vjecarin.

Në pesë ndeshjet e fundit, mes Bundesliga e Champions League, Muller ka luajtur vetëm 66 minuta, i mbyllur nga Coutinho e Leëandoëski përvec shpërthimit të Gnabry: "Nuk jam i kënaqur - ka pranuar sulmuesi gjerman për mikrofonët e Kicker - Jam vetëm 30 vjec, i etur për fitore. Jam i bindur se mund ta ndihmoj skuadrën në fushë. Trendi i pesë ndeshjeve të fundit nuk më bën të lumtur. Nëse trajneri më sheh si rezervë, unë jam shumë ambicjoz për këtë rol".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI