Flash

Vdekja e Pantanit, shpërndarësi zbulon: "Nuk vdiq nga kokaina, e kanë vrarë"

Lapsi.al 9 October 2019
Vdekja e Pantanit, shpërndarësi zbulon: "Nuk vdiq nga kokaina, e

"Marco Pantani nuk vdiq nga kokaina. Atë e kanë vrarë. Ndoshta gabimisht, por është vrarë". Këto janë fjalët e Fabio Miradossa, shpërndarësit të drogës të ish-ciklistit, që u gjet pa jetë në 14 shkurt 2004 në dhomën e tij të hotelit në rezidencën Le Rose në Rimini. Ishte pikërisht Miradossa që i ka shitur dozën e fundit, vdekjeprurëse sipas drejtësisë: "Kërkonte shumë, por Marco ishte i kthjellët kur e vranë. Jam i bindur se ishte i kthjellët".

"Nuk e di përse në kohën e vendimit, policia e karabinierët nuk i shkuan deri në fund - ka deklaruar Miradossa për programin investigativ Le Iene -. Thanë se Marco ishte në delir për shkak të substancave që kishte marrë, por unë jam i bindur se Marco kur është vrarë, ishte i kthejllët. Marco ka qenë tek Touring, e ka konsumuar aty e në rikthimin në Residence Le Rose ishte i kthjellët".

Drejtësia e ka mbyllur cështjen duke folur për vdekje nga mbidoza e kokainës. "Marco kërkonte shumë kokainë. Ku duam të dalim? Nëse ato 20 gramët e fundit...", ka thënë Miradossa.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI