Flash

Ernest Gjoka firmos me Shkëndijën: tekniku bëhet trajneri i pestë nga Shqipëria që drejton tetovarët

Lapsi.al 8 October 2019
Ernest Gjoka firmos me Shkëndijën: tekniku bëhet trajneri i

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës, që i beson eksperiencës dhe mentalitetit fitues të teknikut kryeqytetas për tu kthyer në majën e futbollit maqedonas, pas një starti shumë të dobët të kampionatit. Tetovarët janë në vendin e gjashtë me 11 pikë, pas barazimit me Vardar në javën e fundit, e Gjoka duhet ti japë një impuls tjetër skuadrës për të rikuperuar hendekun prej 9 pikësh që i ndan me kryesuesit.

Në klubin e Maqedonisë së Veriut, 49 vjeçari do të zëvendësojë një personalitet si Qatip Osmani, që ka kontribuuar fort në ngritjen e reputacionit të klubit tetovar. Gjoka bëhet kështu, trajneri i pestë nga Shqipëria që drejton tetovarët, pas Bexhet Shehut, Edmond Mihajt, Saimir Dautit dhe Shpëtim Duros, por duhet të sfidojë Vardarin kryesues në të dy kompeticionet, sepse edhe në Kupë për të arritur cerekfinalet e kompeticionit niset nga 2-2 i ndeshjes së parë në Shkup.

Zgjedhja e Gjokës është bërë mbi bazën e sukseseve që ka patur tekniku në pankinën e Kukësit, pavarësisht se eksperiencat janë mbyllur kaq me Blutë pas aventurave europiane. Drejtuesit e Shkëndisë kanë patur parasysh titullin e parë kampion në historinë e Kukësit, pikërisht nën drejtimin e Gjokës dhe në aventurën e dytë triumfin në Kupën e Shqipërisë. Një arritje e rëndësishme për teknikun, që në karrierën e tij në Superiore ka drejtuar edhe Apoloninë, Tomorrin, Flamurtarin, Kamzën e Vllazninë, e që tani duhet të provojë veten përtej kufijve të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI