Flash

Nga burgu në kombëtaren e Portugalisë: historia e jashtëzakonshme e Semedo

Lapsi.al 7 October 2019
Nga burgu në kombëtaren e Portugalisë: historia e

Nga burgu në kombëtaren e Portugalisë. Është historia e Rubén Semedo, mbrojtësi 25 vjecar që luan në Greqi me Olimpiakos, por që vitin e kaluar kishte përfunduar në telashe serioze. Semedo ishte arrestuar për sekuestrim personi, kërcënim e grabitje me përdorimin e armëve të zjarrit. Në atë kohë mbante veshur fanellën e Villareal e që në 2017 ishte hetuar për zotërim ilegal të armëve të zjarrit. Tani tekniku i Portugalisë Fernando Santos e ka grumbulluar në kombëtare.

"Edhe nëse një person kryen një veprim të gabuar, ka të drejtën të kthehet të jetojë. Ka dëshmuar se di të reagojë, e kemi ndjekur. Është thërritur në kombëtare për atë që mund ti japë skuadrës por edhe pse për të, në aspektin social, është dicka shumë e rëndësishme" ka deklaruar teknik luzitan.

Një rilindje e vërtetë për Semedo, që në një intervistë në prillin e kaluar tek A Bola, ka folur për ditët e tij të burgut. "Kam qarë shumë herë, kurrë përpara të tjerëve. Ndonjëherë rrija shtrirë pa mundur të flija, mendoja vetëm për fëmijët e mi e familjen që vuante. Është një eksperiencë që të bën të mendosh se si e shpenzon kohën tënde, nëse je me familjen apo me persona për të cilët ti nuk ke asnjë rëndësi". Tani mbrojtësi ka një mundësi të re për të qendruar larg telasheve e për të dhënë kontributin e tij për suksesin e kombëtares.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI