Flash

Frakturë e kockës së kraharorit për Hysaj: agjenti i lojtarit deklaron divorcin, "nuk rinovojmë"

Lapsi.al 7 October 2019
Frakturë e kockës së kraharorit për Hysaj: agjenti i

Elseid Hysaj ka evituar më të keqen, pas rrëzimit të frikshëm me kokë poshtë, në ndeshjen mes Torinos e Napolit, në një kontakt të pafat me Ansaldin. Kapiteni i kombëtares shqiptare është rrëzuar keq, duke vendosur gjithë peshën e trupit mbi zverk, gjë që i shkaktoi vetëm frakturën e një kocke të krahërorit. Sipas komunikatës së Napolit rezultati i kontrollit të parë mjekësor ka evidentuar se bëhet fjalë për "frakturën e sternumit. Pas ekzaminimeve klinike e radiologjike është kjo diagnoza për Elseid Hysaj, që doli nga fusha e lojës pas një përplasje në Torino-Napoli. Mbrojtësi i kaltër nuk do të niset për impenjimet e Kombëtares shqiptare". Nuk bëhet ende e ditur koha e saktë për të rikuperuar lojtarin, edhe pse fillimish u mendua se Hysaj rrezikon deri në mbyllje të sezonit.

Dëmtimi i frikshëm i pësuar të dielën nuk e ka bërë agjentin e lojtarit, Mario Giuffredi, të heqë dorë nga bisedimet e merkatos me Romën, duke qenë se sipas asaj që ka bërë të ditur menaxheri që kujdeset për interesat e Hysaj, shkodrani do të largohet nga Napoli. Mbrojtësi i djathtë, ishte që në verë në qendër të negociatave, por Giuffredi shpreson që dritarja e janarit të jetë e duhura për të ndryshuar fanellë: "Qendroi sepse nuk arritëm të mbyllnim tratativat, por është një e keqe e vogël, sepse aty është një trajner që ka konsideratë për të - deklaroi Mario Giuffredi për Radio Punto Nuovo -. Roma është një zgjidhje e pëlqyer nga lojtari. Pas një viti do të jetë në skadencë kontrate, Napoli mund ta humbasë me parametër zero e do të ishte mëkat sepse kemi një raport të mirë. Nuk do të rinovojmë, si ne ashtu dhe Napoli jemi të bindur që nuk janë kushtet. Besoj se edhe për djaloshin është koha të ndryshojë pas katër vjet e gjysëm. Nuk ka nevojë të flasim sepse e mendojmë në të njëjtën mënyrë".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI