Flash

Tre të rrezikuar dhe një i pashpresë: java e shtatë lëkund pankinat

Lapsi.al 7 October 2019
Tre të rrezikuar dhe një i pashpresë: java e shtatë

Shtatë javë nuk janë shumë, por nuk janë as pak, sidomos për ato skuadra që kanë një objektiv për të arritur e koha punon kundër tyre. Kampionati është I cuditshëm dhe askush nuk është shkëputur, por pikërisht për këtë, tre pankina janë momentalisht të nxehta. Luhatjet e rezultateve, dy humbjet rradhazi kundër Teutës e Vllaznisë, e kanë kthyer ne risk Shpëtim Duron. Kukësi është vetëm 2 pikë nga kreu, por pas shtatë javësh presidentin Gjici e vret shumë vendi i shtatë ku pozicionohet skuadra. Skuadra nuk ka lojën që shpresonin tek Blutë, Abazaj e Gavazaj nuk po arrijnë të shprehen, por ndoshta këtu pak mund të bëjë tekniku, që gjithësesi e ka të qartë se siguria tek Kukësi nuk ekziston.

Nuk ndihet më mirë Ardian Mema, pas barazimit me vendin e fundit të renditjes. Flamurtari duhet të ishte pedana e hedhjes për bardheblutë pas dy humbjeve rradhazi, por autogoli I shtesës ia vështirësoi bashkëjetesën në klub teknikut, që fatin për të qenë ende në detyrë duhet ta lidhë me ngadalësimin e të gjithëve. Mbijetoi, por sepse askush nuk mund të bëjë gjë për Flamurtarin në këto kushte, Dritan Sadedini. Tekniku ka marrë vetëm dy pikë në shtatë javë dhe ka vetëm një fitore në 9 ndeshjet sezonale, por në Vlorë është i domosdoshëm sepse është i vetmi i disponueshëm. Rrezikon jo pak edhe Sulejman Starova. Laci vuan mbi të gjitha vazhdimesinë dhe ka humbur pikën e forcës, ndeshjet në shtëpi. Me Bylis barazimi ishte ndoshta edhe I pafat, por tani Kupa është mbushur...

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI