Flash

"E ëma nuk fle...": drama Reyes, i ati rrëfen se “telefonoi 10 minuta para aksidentit…”

Lapsi.al 6 October 2019
"E ëma nuk fle...": drama Reyes, i ati rrëfen se

Një dhimbje e madhe e vështirë për tu përshkruar. Pas muajsh nga vdekja e të birit, Francisco Reyes, babai i José Antonio, ka folur për herë të parë që nga aksidenti tragjik që i ka dhënë fund jetës së futbollistit të njohur. Një vdekje që erdhi pas një aksidenti rrugor në qershor e që ende nuk është kapërcyer nga familja. I intervistuar nga Telecinco, gjatë Viva la Vida, i ati i Reyes ka rrëfyer dhimbjen e tij e të bashkëshortes.

“Kur jemi vetëm, e gjithë ajo që bëjmë është të qajmë. As nuk flasim, sepse nëse themi dicka shpërthejmë në lot”, ka pranuar Francisco Reyes. “Nuk ka mënyrë për të përballuar dicka të tillë. E ëma bën vetëm ecje para mbrapa nëpër shtëpi. Natën nuk vë gjumë në sy. Gjithcka na kujton Antonion”.

“Antonio ishte më i miri në botë, jo si sportist, por si njeri. Kishte një buzëqeshje speciale. Ishte i dashur, një djalë i mirë”. E pastaj tregon detajet nga ato që trishtojnë gjithnjë edhe më shumë historinë: “Folëm 10 minuta para aksidentit …”. Si bën të ditur Marca, familja Reyes ka ndërmend të nisë veprimet ligjore kundër atyre që kanë deklaruar se Antonio Reyes bëri aksident për shkak të shpejtësisë së madhe, sepse mendojnë që tragjedia ndodhi për shkak të një problemi me gomat.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI