Flash

Video/ Vllaznia nxjerr KO Kukësin: tani për teknikun Duro pankina bëhet e nxehtë

Lapsi.al 6 October 2019
Video/ Vllaznia nxjerr KO Kukësin: tani për teknikun Duro pankina

Grumbullim skuadrash në krye të renditjes, sepse Kukësi nuk imponohet dot në javën e 7 të Superiores, duke dalë surprizisht i mundur nga Vllaznia 1-2 në “Elbasan Arena”. Favoritët ishin kuksianët, për më tepër që vinin nga humbja me Teutën dhe nga të besuarit e Duros kërkohej ringritja. Nuk ka ndodhur, të befasuar nga një strategji brilante e Jonuz dhe individualitetet e Hygor e Lika, e tani për teknikun pankina e Kukësit bëhet e nxehtë.

Që gjërat do të ishin ndryshe nga sa projektohej në letër u kuptua që në fillim. Mbrojtja më e mirë e kampionatit (tre gola të pësuar në 7 javë) ka përballuar me sukses sulmin e yjeve të Bluve, ndërsa protagonistin e bëri Hygor. Braziliani ashtu si në debutimin në kampionat kundër Lacit ka lëshuar një silurë në minutën e 8, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Xhika. Duro përzjeu kartat në pjesën e dyë, me një ritëm ndryshe, e lëvizje në linjën ofensive: goli i barazimit i Shkurtaj në minutën e 54 e bënë të duket cështje kohe përmbysjen e rezultatit, sidomos pas rastit të shpenzuar nga Rroca.

Presioni që ndihet tek Blutë bëri që të humbasë edhe legjika e kujdesit për të mos u zbilancuar përpara. E në fakt ndodhi pikërisht kështu, me Kukësin të gjithë në sulm në kërkim të fitores, shkodranët i ndëshkuan 11 minuta nga fundi me kundërsulmin klasik të finalizuar nga kapiteni Lika. Shkodranët e fituan ndeshjen me mbrojtjen e papërshkueshme dhe me kundërsulmin fin, natryrisht edhe me arsyetimin në fushë të Hygor, i aftë të godasë gjithnjë atëherë kur duhet. Kuqeblutë e shohin veten në krye të renditjes me 12 pikë, ndërsa pavarësisht diferencës prej vetëm dy distancash nga vendi i parë për Duron koha e durimit të Gjicit po i afron fundi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI