Flash

Gjermania grumbullon Amirin... por është lojtari që telefonoi Low

Lapsi.al 7 October 2019
Gjermania grumbullon Amirin... por është lojtari që telefonoi Low

Vite më parë një reklamë e famshme thoshte "një telefonatë të zgjat jetën". Në rastin e Nadiem Amiri e grumbullimit të tij të parë nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndoshta nuk i ka zgjatur jetën, por e sigurtë që telefonata i ka zgjatur karrierën. Lojtari i talentuar i Bayer Leverkusen është përfshirë nga Joachim Low në listën e të grumbulluarve për kualifikueset në Euro 2020, por trajneri nuk e kishte numrin e tij për ta njoftuar. "M'u desh ta telefonoja unë" ka rrëfyer Amiri.

Bëhet fjalë për një nga grumbullimet më të pazakonta të të gjitha kohëve, jo vetëm për kombëtaren e Gjermanisë. Low ka mbetur i impresionuar nga përfaqësimet e Amirit me Bayer Leverkusen e ka vendosur ti jepte një shans me kombëtaren, por mes të thënit e të bërit u fut një problem teknik: trajneri nuk kishte numrin e telefonit të futbollistit.

Historia e vecantë është treguar nga vetë Amiri, që komentoi grumbullimin e parë: "Më thanë të merrja në telefon trajnerin sepse nuk e kishte numrin tim e që në atë moment nisa të shpresoj. E telefonova pas stërvitjes së të enjtes e më tha se do të isha pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Një ëndërr që mu realizua". Talenti i datëlindjes 1996, i rritur tek Hoffenheim, është me origjinë afgane këtë vit është transferuar tek Bayer Leverkusen, duke bërë edhe debutimin në Champions League.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI