Flash

Historia/ Mposhti leuçeminë dhe u kthye në fushë pas tre vjet e gjysëm

Lapsi.al 7 October 2019
Historia/ Mposhti leuçeminë dhe u kthye në fushë pas tre

Çdo person i prekur nga leucemia është një rast më vete, por nga Japonia vjen një mesazh inkurajues nga bota e futbollit. Një mesazh që të gjithë e lidhim me Sinisa Mihajlovic, pas pelegrinazhit të të dielës nën San Luca në vigjilje të Bolognia-Lazio 2-2. Në Itali për të thënë të vërtetën nuk është folur shumë, por Fumiya Hayakawa 25 vjeç, futbollist i Albirex Niigata ka fituar ndaj Leuçemisë dhe të shtunën e kaluar është kthyer të luajë pas 3 vjet e gjysmë.

Fumiya ka "luftuar" gjatë me këtë sëmundje. Mbrojtësi i klubit të divizionit të dytë të J-League Abirex Niigata, ka ndërprerë karrierën e tij pas diagnozës mjekësore në 2016-ën. Pas një trajtimi të suksesshëm, klubi i Albirex ka zhbllokuar kontratën e Hayakawa në muajt e kaluar, duke i hapur rrugën 25-vjeçarit i cili në fund është kthyer në fushë.

Hayakawa më parë kishte deklaruar: "Padyshim, ngrohtësia që më dhanë shumë njerëz ishte një forcë e madhe për mua". Dhe ngrohtësi ka me shumicë edhe rreth Sinisa. Ndeshja e J2 League në të cilën Haykawa është kthyer në fushë me fanellën numër 28, ishte pozitive për skuadrën e tij: Albirex Niigata-Kagoshima United 6-0.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI