Flash

Zyrtare/ Ikën Giampaolo, trajneri i ri i Milan një zikaltër: "Inter është besimi im"

Lapsi.al 8 October 2019
Zyrtare/ Ikën Giampaolo, trajneri i ri i Milan një zikaltër:

Shkarkohet Marco Giampaolo, nesër Stefano Pioli do të bëhet zyrtarisht trajneri i ri i Milan: në mëngjes tekniku emilian do të jetë në Milano e do të firmosë kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë, duke marrë kështu vendin e Giampaolos, që ka mësuar tashmë zyrtarisht shkarkimin e tij.

Pas kontaktit të djeshëm me Boban e Maldini, që e kishin braktisur përfundimisht pistën Spalletti, Pioli e ka kaluar gjithë ditën në Parma, ndërsa menaxheri i tij Gabriele Giuffrida përcaktonte në Casa Milan detajet e akordit bashkë me drejtuesit milanist (administratori i deleguar Gazidis, drejtori teknik Maldini e ai sportiv Massara): ish- tekniku i Inter do të firmosë një akord dy vjecar prej 1,5 milionë euro.

Problemi i parë me të cilën duhet të merret tekniku i ri është tërbimi i tifozëve, që kanë nisur sulmet në rrjetet sociale të shoqërisë, duke lëshuar hashtag #Pioliout. Sikur të mos mjaftonte, tifozeria e ke memorien të fortë e nuk e harron një intervistë të dhënë nga tekniku në 2016, kur ishte në pankinën zikaltër: "Familja ime është e gjitha interiste. Pastaj, profesioni më bën të punoj në vende të ndryshme, por besimi është ai".

Zgjedhja e Pioli duket qartë që nuk preferohet nga tifozeria kuqezi, që preferonte Luciano Spalletti. Për Piolin, rruga është e gjitha në ngjitje. Nuk është akoma zyrtarisht tekniku i Milan e që tani është në qendër të kontestimeve të tifozëve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI