Flash

Mbreti është nudo! Tani Cantona…krijon polemika në tv: vrapon në pyje zhveshur e i qëllon të këqinjve

Lapsi.al 8 October 2019
Mbreti është nudo! Tani Cantona…krijon polemika në tv:
Antikonformist si lojtar në të shkuarën e si aktor tani që i është dedikuar kinematografisë. Eric Cantona ka bërë historinë e futbollit për goditjet e tij sensacionale e çmenduritë që i kanë kushtuar edhe shumë kritika në të shkuarën. Në gusht ish-sulmuesi i Manchester United ka marrë një cmim nga presidenti i UEFA gjatë shortit të grupeve të Champions League. Në atë rast, francezi ka mbajtur një fjalim të inspiruar nga Shakespeare, duke marrë një pamje aktori. CANTONA AKTOR – Ish-lojtari francez ka zgjedhur të qendrojë përpara kamerave edhe në jetën e tij të dytë, këtë herë pa topin në këmbë. Cantona interpreton rolin e një ish-polici antikonformist në serialin e ri tv francez “Le Voyageur”. Ish-sulmuesi nuk ndjen mungesën e asgjëje në këtë aventurë, përfshirë ndjesinë e zotërimit të një arme ndërsa lufton të jashtëligjshmit, e jo vetëm. NUDO – Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Cantona shfaqet edhe zhveshur ndërsa vrapon në pyll në rolin e Thomas Bareski, që përshkon Francën në një furgon, me detyrën për të gjetur një vrasës serial të rrezikshëm. Nuk është hera e parë që Cantona luan një rol, që kur vari këpucët në gozhdë: francezi ka qenë protagonist i “Në kërkim të Eric” e ka qenë imazhi i fushatës publicitare të Kronenbourg. Tani, Mbreti është i zhveshur e nuk ka ndërmend të kthehet pas...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI