Flash

Video/ Krahët lart drejt qiellit: djali i Reyes i dedikon të atit golin e parë me Real Madrid

Lapsi.al 8 October 2019
Video/ Krahët lart drejt qiellit: djali i Reyes i dedikon të atit

Djaloshi i Antonio Reyes ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madrid, por dedikimi i bërë pas shënimit ka bërë xhiron e botës, duke i prekur të gjithë. Krahët lart drejt qiellit, drejt babait të humbur tragjikisht dy muaj më parë në një aksident rrugor. Për 11 vjecarin ky është goli i parë me moshat e Real Madrid

Reyes, që luan në kategorinë U12 të Los Blancos' youth academy, kaloi edhe portierin përpara se ta dërgonte topin qetësisht në portën e boshatisur. Djaloshi u drejtua nga qielli, aty ku dikush ndoshta e sheh nga lart, duke bërë gjestin dedikues.

José Antonio Reyes, ish-lojtari i Sevilla, Arsenal, Real Madrid e Atletico, humbi jetën në 1 qershor në një aksident rrugor. Mercedesi i drejtuar nga spanjolli po udhëtonte me 237 km/h në autostradën A-376 në drejtim të Utrera, qyteti i lindjes i Reyes, përpara se të dilte nga rruga për shkak të shpërthimit të një prej gomave, që i shkaktoi përmbysjen dhe më pas mori flakë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI