Flash

Ibra, mbreti i Malmoe: statuja tre metra vendoset para stadiumit

Lapsi.al 8 October 2019
Ibra, mbreti i Malmoe: statuja tre metra vendoset para stadiumit

Zlatan Ibrahimovic është nga ata që nuk harrohen, por për të qenë të sigurtë në Malmoe kanë vendosur ta përjetësojnë shtatlartin suedez me një statujë gjigante. Tani, sulmuesi që bëri historinë me skuadrat më në zë të Europës, mund të ndihet prezent gjithnjë në qytetin e tij të lindjes.

Statuja e kampionit është vendosur përpara stadiumit të qytetit suedez, që është edhe skuadra e tij e parë profesioniste. Monumenti është i lartë tre metra. "Më duket ireale, është natyrisht një ditë e madhe, një moment i paharrueshëm pas 20 vjetësh futboll. Nuk jam ende special, edhe pse jam më i mirë në atë që bëj", deklaroi Ibra, në stilin e tij të zakonshëm egocentrik.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI