Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Video/ Ferrari i kampionit të botës në boks përplaset dhunshëm: çuditërisht shpëton pa asnjë frakturë

Lapsi.al 11 October 2019
Video/ Ferrari i kampionit të botës në boks përplaset

Boksieri Errol Spence Jr. është zgjuar dhe i përgjegjshëm pas përplasjes së tmerrshme të automjetit, që u rrokullis nëpër rrugë dhe mbi trotuar. Megjithë frikën e përjetuar, në një farë mënyre, kampioni i botës ka shpëtuar pa asnjë kockë të thyer ose frakturë. Askush tjetër nuk u përfshi në aksidentin e së enjtes në mëngjes në Dallas, dhe Spence pritet të rikuperohet.

Kampioni i bashkuar i peshave të lehta nuk kishte vendosur rripin e sigurisë në Ferrarin e tij, sipas asaj që bëri të ditur policia. Në videot e sigurisë që janë publikuar në media, tregohet Ferrari 488 Spider i bardhë i Spence që kushton 300 mijë dollarë, përpara se të rrokulliset me shpejtësi.

Megjithatë frika e madhe ka kaluar: "Spence është zgjuar dhe po përgjigjet dhe gjendja e tij cilësohet si e qëndrueshme," lexohet në një deklaratë të zëdhënësit të Premier Boxing Tim Smith. 'Ai nuk pësoi asnjë kockë të thyer ose frakturë, por ka disa çarje të fytyrës. Ai pritet të bëjë një rikuperim të plotë.

'Ai aktualisht po pushon me familjen pranë tij. Ata duan ti falënderojnë të gjithë për lutjet dhe urimet e tyre dhe janë jashtëzakonisht mirënjohës për ata që dhanë ndihmën e parë në Dallas, që nxituan në vendngjarje për të asistuar Errol pas aksidentit dhe mjekët që po kujdesen për të në spital. '

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI