Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Vidal besnik i Barcelonës, me një fiksim në kokë

Lapsi.al 12 October 2019
Vidal besnik i Barcelonës, me një fiksim në kokë

Arturo Vidal injoron zërat e vazhdueshëm të merkatos në stilin e tij të zakonshëm, me një ndërhyrje të ashpër në limite të fair play, duke e legjitimuar me ëndërrën në sirtar: "Jam i lumtur tek Barcellona, nuk mendoj të ndryshoj skuadër. Është e vërtetë se Champions është objektivi që ndjek, që e kam të fiksuar në kokë - ka shpjeguar mesfushori kilen -, ëndërroj finalen e Stambollit e jemi gati ta arrijmë, e dimë se ky mund të jetë viti ynë. Jam në një klub që ka nevojë për këtë trofe".

Pas një vere në të cilën emri i tij ka mbushur faqet e merkatos së futbollit e një fillimi sezonin nën pritshmëritë, Vidal u kthye protagonist në Champions kundër Inter, interesant po të mendosh që është klubi që e kërkoi më shumë në vitin e fundit. "Nuk e di nëse e ndryshova unë ndeshjen, por ndihesha shumë mirë e si zakonisht kërkova të jepja maksimumin për të ndihmuar shokët e mi - ka thënë mesfushori -. Më pëlqyen elozhet e shokëve, më bënë të ndihesha krenar, më shumë ato të Messi, numrit 1, kapitenit tonë, shpresoj të vazhdoj kështu".

Mbi fillimin e sezonit. "Kur je në skuadrën më të mirë në botë duhet të jesh gjithnjë gati kur thërritesh në çështje. Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë për mua, por bëra të pamundurën për të bindur trajnerin të besojë tek unë. Jam një mesfushor me karakteristika të ndryshme në krahasim me shokët e repartit, tifozëve i pëlqen impenjimi im në sulm e në mbrojtje, fakti që i ndjek kundërshtarët kudo".

Kështu, duket se pretendentët për Vidal duhet të flenë mendjen. "Jam i lumtur këtu, kam ardhur të fitoj e të ndihmoj skuadrën, për të patur një rol të rëndësishëm, ashtu si ka ndodhur gjithnjë në karrierën time. Nuk mendoj të ndryshoj skuadër në cdo dritare merkato, pastaj nëse klubi e trajneri më thonë që duhet të iki, është një diskutim tjetër, por nuk ka probleme e besoj se mund të jap shumë në këtë skuadër".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI