Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Strakosha i rrënuar: "Kishin nevojë për mua dhe unë nuk i ndihmova"

Lapsi.al 11 October 2019
Strakosha i rrënuar: "Kishin nevojë për mua dhe unë nuk

Një dalje si ajo, Thomas Strakosha e kishte parë vetëm në makthet e tij më të këqija. E pra e bëri në Stamboll, pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke shkaktuar humbjen e kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen me Turqinë. Një dalje aventureske në të 90, por në vend të largonte topin portieri përplasi Ismajlin, duke i dhënë mundësinë Tosun të shënonte me portën bosh. "Më vjen shumë keq. Skuadra kishte nevojë për mua në fund dhe unë nuk i ndihmova dot", tha Strakosha pas ndeshjes, gati në lot.

Lojtari që në shumë raste e ka shpëtuar kombëtaren nga gola të sigurtë, tani është në bankën e të akuzuarve dhe kritikën e parë e ka marrë pikërisht nga i ati, Foto Strakosha, ish-portieri i kombëtares. Numri 1 i Lazios e ka treguar vetë telefonatën e marrë nga i ati: "Më mori menjëherë pas ndeshjes - tregoi Thomas -. Ai e kupton qartë që gabova, ashtu si e di edhe unë".

Për mënyrën si reaguan lojtarët, pas golit të pësuar me bashkëfajësinë e portierit: "Të gjithë më mbështetën, më folën mirë, por jam 24 vjec dhe nuk duhet të bëj nga këto gabime".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI